Pas shumë vitesh martesë, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso i dhanë fund lidhjes së tyre, duke i dhënë publikut një ndarje që u shoqërua me shumë polemika. Së fundmi, balerina dhe koreografja e njohur ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku për herë të parë foli hapur për atë që ka ndodhur.

Ajo u shpreh se ishte fati që e solli këtë ndarje, por theksoi se e ka mbyllur këtë kapitull pa kthim.

“Fati e deshi të ndodhte kështu dhe unë këtë temë e kam mbyllur me kohë dhe nuk do të diskutoj më asnjëherë,” tha Enada.


E në mesazhin e saj ajo bëri një reflektim mbi çfarë do të thotë të përballesh me tradhtinë:

“Thjesht do të them që nuk do doja që në vendin tim të gjendet asnjë grua dhe vajzë, të mos gjendet në një situatë si kjo që më ndodhi mua. Nuk do ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve, por mbi të gjitha atyre që besojnë në familje dhe në dashurinë e vërtetë.”

Ajo nuk përmendi emra, nuk bëri akuza, por ndër rreshta, fjala e saj kishte një thirrje: që askush të mos e humbasë vetëdijen për dashurinë e vërtetë.