Pas ditësh të tëra me thashetheme, aludime dhe “detektivë” online që kërkonin prova, duket se misteri më i përfolur i momentit në showbiz është zgjidhur. Sara Hoxha dhe Erik Fullani janë fotografuar për herë të parë bashkë teksa shijonin një ditë plazhi në jug të Shqipërisë.
Pamjet ekskluzive të siguruara nga 'IconStyle' tregojnë Sarën dhe Erikun në një ambient të qetë dhe të izoluar buzë detit, larg zhurmës së rrjetit që prej disa ditësh ka qenë në “valë të larta” për shkak të këtij lajmi. Të dy duken të relaksuar, të buzëqeshur dhe në shoqërinë e njëri-tjetrit, pa shqetësimin e syve kureshtarë. Dhe ndonëse nuk ka pasur ende asnjë reagim apo konfirmim zyrtar nga vetë ata, fotot flasin vetë.
Zërat për një lidhje të mundshme mes Sarës dhe Erikut nisën kur të dy publikuan foto nga i njëjti vend bregdetar, megjithëse nuk u shfaqën bashkë. Ndonëse dukeshin si postime të zakonshme pushimi, për ndjekësit e tyre të vëmendshëm detajet nuk kaluan pa u vënë re.
Zhvillimi i fundit erdhi, kur dyshja u shfaq, ndonëse veçmas, në një tjetër event privat, ditëlindjen e vogëlushit Zeo, djali i Olta Gixharit. Një festë e organizuar nga “Class Events”, e cila mblodhi një grup të vogël miqsh në Tiranë. Sara, siç pritej, ishte pjesë e festës për shkak të miqësisë së saj me Oltën, por prania e Erikut ngjalli edhe më shumë dyshime. Ai nuk ka ndonjë lidhje të njohur me këtë rreth shoqëror, dhe fakti që ishte aty, në një festë të përzgjedhur, u interpretua si një tjetër “sinjal” i qartë.
Tani, me këtë foto, çdo gjë duket më e qartë.
Në pritje të një reagimi nga vetë protagonistët, rrjeti vazhdon të flasë.