Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një rrëfim të pazakontë në një intervistë për emisionin “Jo veç Kullera” në Andale Media, duke përmendur emrin e regjisorit me të cilin nuk do të pranojë kurrë të punojë sërish. Fjala është për Altin Bashën, dikur regjisor i programit të humorit “Portokalli”, ku Veleshnja ka qenë pjesë për shumë vite.
Në intervistën e tij, aktori foli hapur për tensionet e dikurshme në prapaskenë dhe për një episod që, sipas tij, ka qenë vendimtar në largimin e Altin Bashës nga “Top Channel”.
“Regjisori që s’do punoja kurrë është ai që hoqa nga ‘Portokallia’, i cili tha: ‘O unë, o Rezart Veleshnja do rrimë këtu’, dhe drejtuesit e Top-it i thanë: ‘Merr plaçkat ti, me gjithë gruan tënde të bukur nga Kosova, dhe largohesh njëherë e përgjithmonë nga Portokallia’,” u shpreh aktori.
Veleshnja nuk ka ngurruar ta paraqesë këtë ngjarje si një pikë kthese në karrierën e tij. Edhe pse prej vitesh është larguar nga ekrani i Top Channel, ai vijon të mbetet një emër i njohur për publikun shqiptar.
Aktualisht, ai ka bërë të ditur se nuk është i angazhuar me asnjë televizion dhe nuk do të shfaqet në asnjë “logo” televizive për momentin. Eksperienca e tij e fundit në ekran ishte ajo në Big Brother VIP Kosova.
View this post on Instagram