Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ka bërë një tjetër deklaratë të bujshme gjatë intervistës së tij në emisionin “Andale”, duke sjellë në vëmendje një episod që, sipas tij, ka ndodhur prapa kuintave të spektaklit “Portokalli”.
Gjatë bisedës, Veleshnja rrëfeu se ka kapur dy kolegë të tij, pjesë e trupës së humorit, në një situatë intime.
“Kam kapur dy aktorë duke bërë marrëdhënie bashkë. Ishim brenda grupit, brenda Portokallisë. Nuk ishin në role jo, ishte i përhershëm ky muhabet,” – u shpreh aktori, duke shtuar se kjo ishte një situatë e njohur për disa persona brenda stafit.
Ai la të kuptohet se bëhet fjalë për figura publike të njohura, të martuara dhe me familje, por nuk dha emra.
“Ata që e dinë, e dinë. Nuk ua them emrat se i prishim punë, i ndajmë nga familja,” – tha Veleshnja, duke lënë të nënkuptohet se për hir të privatësisë së tyre ka vendosur të mos zbulojë më shumë.