Ylli i pop-it Justin Bieber ka shpërthyer hapur në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një bisedë tejet konfrontuese me një mik emrin e të cilit nuk e ka zbuluar, i cili e akuzoi se po “reagonte me zemërim” ndaj tij.
Në screenshots të publikuara në Instagram, këngëtari i hitit “Sorry” shpreh qartë qëndrimin e tij:
“Unë kurrë nuk do t’i shtyp emocionet e mia për hir të dikujt tjetër. Konflikti është pjesë e çdo marrëdhënieje. Nëse nuk të pëlqen zemërimi im, nuk të pëlqej unë.”
Bieber vazhdoi më tej, duke theksuar se zemërimi i tij është rezultat i dhimbjeve që ka kaluar:
“T’i kërkosh një personi të traumatizuar të mos sillet si i tillë është mizore.”
Në përgjigje, miku i tij u shpreh:
“Nuk jam mësuar që dikush të shpërthejë ndaj meje. Nuk është se nuk e ndiej zemërimin tënd.”
Por për Justin, kjo ishte pika e fundit:
“Ajo që the më lëndoi. Kjo miqësi mbaroi. Kurrë nuk do ta pranoj që një burrë ta quajë zemërimin tim ‘shpërthim’.”
Ai e mbylli bisedën me një ton të prerë, duke e fyer personin në fjalë dhe theksuar se nuk ka nevojë për miqësi të tilla:
“E thashë dhe më parë që nuk kam nevojë për ty si mik. Kam miq të mirë që respektojnë kufijtë e mi.”
Madje e etiketetoi si “njeri frikacak”.
Në një tjetër mesazh publik, Bieber shprehu lodhjen e tij nga pyetjet për gjendjen emocionale:
“Mos më pyesni më nëse jam mirë. Mos më pyesni më si po ia dal. Unë nuk ju pyes sepse e di sa e vështirë është jeta për të gjithë.”
Ai shtoi se kujdesi që i tregohet nuk i duket më si ndihmë, por si presion:
“Ky lloj shqetësimi nuk duket si përkujdesje. Është thjesht një çudi shtypëse.”
View this post on Instagram