Në një rrëfim që prek thellë zemrën dhe zbërthen misterin e çastit më të shenjtë të jetës, Venera Lumani dhe Lind Islami ndajnë për herë të parë me publikun emocionet si prindër.
“Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan për ata tregojnë emocionet e papërshkrueshme dhe magjinë e pashpjegueshme që solli në jetë vogëlushi i tyre, Drini. Një moment që i ka transformuar përjetësisht, duke zbuluar anët më të ndjeshme dhe më të bukura të tyre si prindër.
Ndërsa përballen me gëzimin e pafund dhe sfidat e netëve të para të prindërimit, fjalët shpesh ngelin të pamjaftueshme për të përshkruar atë ndjesi të thellë dhe të përjetshme, që vetëm takimi me jetën e re mund ta sjellë.
Në këtë rrugëtim të ri, ku çdo moment është i mbushur me dashuri dhe përkushtim, Venera dhe Lind tregojnë se si bashkë, duke u mbështetur njëri-tjetrit, po mësojnë të ndërtojnë një botë të re, një botë ku çdo buzëqeshje dhe çdo frymëmarrje e vogëlushit bëhet frymëzimi më i madh i tyre.
Alketa Vejsiu: Cili është momenti juaj më i bukur i dashurisë?
Venera Lumani: Meqë është e freskët fare, mendoj se momenti më i bukur do të ishte ardhja e Drinit në jetë, mendoj që po.
Alketa Vejsiu: Lindi ishte në dhomën e lindjes, apo nuk e përballove dot?
Lind Islami: Nuk lejohej në fakt dhe nuk besoj se do e përballoja dot, sepse isha shumë i emocionuara të ditë.
Alketa Vejsiu: Si artistë që jeni ma përshkruani dot se si ishte ajo ditë, momenti që u ballafaquat me një krijesë që do të ishte për jetë bashkudhëtari juaj.
Lind Islami: Është e paperceptueshme, kur i mendoj emocionet e asaj dite, mendoj se nuk kam qenë shumë koshient se çfarë po ndodh edhe për disa ditë të tjera mbrapa. Këtë ndjesi që e kemi tani po vjen duke u rritur bashkë me kohë dhe është absolutisht një ndjesi që nuk e kemi përjetuar më përpara. Por, ajo dita ishte një emocion, që nuk e përshkruaj dot sepse nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte.
Alketa Vejsiu: E ndihmon ti Venerën?
Lind Islami: Absolutisht!
Alketa Vejsiu: Si e bëni turnin e tretë të natës, sepse ajo është pjesa më e vështirë?
Lind Islami: Turnin e tretë të natës e bëri muajin e parë shumë devotshëm, pastaj siç duket babai e shikon që nuk ka shumë fuqi se çfarë të bëjë, se si mund të ndihmojë.
Venera Lumani: Ne kemi fatin që kemi një bebe shumë të qetë, që fle natën edhe nuk është se na bezdis shumë, por natën merrem unë më shpesh.