Në një qoshe të qetë të Gagliano del Capo, një fshat i vogël në jug të Puglias, fshihet një nga përvojat më të veçanta të mikpritjes në Itali, Palazzo Daniele. Ky pallat aristokratik i shekullit të 19-të, i transformuar në një hotel boutique, është një vend ku koha ndalon dhe përditshmëria zbehet për t’i lënë vendin një bukurie të rrallë, të heshtur dhe thellësisht personale.

Palazzo Daniele nuk përpiqet të të impresionojë me luks klasik apo shërbime të tepërta. Ajo që të josh është ndjesia e hapësirës, dritës dhe historisë. Muret janë të zhveshura, duke zbuluar shtresat e viteve që kanë kaluar mbi to. Mobilimi është minimalist, me elementë të kujdesshëm arti bashkëkohor të vendosur në mënyrë që të flasin, por kurrë të mos bërtasin.

Çdo dhomë ka tavane të larta, dysheme origjinale dhe dritare që hapen drejt një oborri të mbuluar me portokalle dhe ullinj. Nuk ka televizorë, nuk ka gjëra të panevojshme vetëm ti, hapësira dhe qetësia.

Një nga veçoritë më të përfolura të hotelit janë dushet e tij  hapësira të mëdha, dramatike, me avull, të vendosura në dhoma që ngjajnë me katedrale. Foto dhe video nga këto dushe kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke e kthyer Palazzo Daniele në një destinacion të dëshiruar për udhëtarët e stilit dhe estetikës.

Nuk vjen në Palazzo Daniele për të parë shumë apo për të bërë aktivitete pafund. Vjen për të pushuar. Për të shijuar një mëngjes të thjeshtë në oborr, një gotë verë në perëndim të diellit, një bisedë të gjatë pa orë. Është një ftesë për të jetuar dolce far niente, në formën e saj më të pastër dhe më të bukur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Class Explore (@classexplore_)