Nga Albert Doda, Mësues në arsimin fillor, në shkollën "Pjetër Budi", Tiranë
Nëse hyn sot në një shkollë fillore në Shqipëri, ka shumëmundësi të mos gjesh asnjë mësues burrë që jep mësim ngaklasa e parë deri në të pestën. Dhe pikërisht, në shkollën “Pjetër Budi” në Tiranë, ku punoj, shpesh e gjej veten duke parë rreth e rrotull në mbledhje, në korridore, në klasë, dhe e kuptoj se jam ivetmi burrë mes shumë kolegeve. Nuk është ndonjë pengesë përtë punuar mire, koleget janë të mrekullueshme, por, pyetja qëmë rri pezull është: pse jam vetëm?
Fill pas kësaj pyetjeje vijojnë dhe reagimet e prindërve kurmësojnë se fëmija i tyre do të ketë një mësues mashkull nëklasën e parë: “Një burrë për fëmijët e vegjël?!” Kjo pyetje, ndonëse jo gjithmonë e shprehur me zë, ndihet në biseda dhereflekton realitetin e mungesës së mësuesve meshkuj në arsiminfillor.
Në shumë shkolla të vendit, në klasat fillore, mësuesit burra janëbërë thuajse të papërfaqësuar, duke u kthyer në një profesion qënuk tërheq djemtë e rinj. Në fakt, sot për të pasur një mësuesburrë në këtë nivel arsimi, duhet të kesh “pasur gjyshin mësues”.
Në vendet e zhvilluara si Finlanda, Norvegjia dhe Kanadaja, përfshirja e burrave në arsimin fillor është prioritet shtetëror. Aty figura mashkullore në klasat fillore konsiderohetdomosdoshmëri edukative, jo për të zëvendësuar gratë, por përtë plotësuar tablonë e edukimit.
Pse nuk zgjedhin djemtë mësuesinë në arsimin fillor?
Sepse është një profesion që kërkon shumë energji dhe durim, por shpërblimi financiar dhe statusi shoqëror nuk janë tërheqës. “Është punë që të merr shpirtin,” thonë shpesh të rinjtë.
Shoqëria shpesh e percepton këtë profesion si “punë grash” dhekjo e bën edhe më të vështirë për burrat të hyjnë në këtë fushë.
Pse mungesa e mësuesve meshkuj është problem serioz? Pseduhet të kemi më shumë mësues meshkuj në arsimin fillor?
Sepse kur mungon një gjini, mungon edhe modeli. Kur të gjithafigurat që fëmija sheh në klasë janë gra, mesazhi i pashprehur qëi përcillet është se edukimi është "punë për vajza". Kjo ndikonnë mënyrën si djemtë e shohin shkollën dhe mund të ulëmotivimin e tyre.
Për fëmijët djem që shpesh interpretohen si "të lëvizshëm", "tëzhurmshëm" apo "të padurueshëm", një mësues mashkull mundtë ketë më shumë intuitë dhe durim për të lexuar drejt nevojatdhe energjinë e tyre.
Shumë fëmijë rriten pa figura mashkullore aktive në jetën e përditshme, sidomos kur babai mungon ose është i zënë me punë. Një mësues mashkull mund të ofrojë një shembull tëshëndetshëm të përgjegjshmërisë, durimit dhe respektit.
Mësuesit burra sjellin një energji të veçantë në klasë, me aktivitete fizike, strukturë dhe humor që ndihmojnë fëmijët tëmësojnë mënyra të ndryshme të komunikimit, të mësuarit dhendërveprimit.
Pyetjet që duhet t’i bëjmë sot
A duhet një burrë të justifikohet për rolin e tij te fëmijët e vegjël? Apo duhet të pyesim: Pse ende na habit kjo?
Nëse dëshirojmë një shoqëri të barabartë, duhet të fillojmë ngaklasa e parë, aty ku formohen themelet.
“Mësuesi i fundit” nuk është metaforë, por realitet. Unë mund tëjem një nga të fundit që do të jap mësim në arsimin fillor simashkull.
Thirrje
Arsimi fillor ka nevojë për më shumë burra, që nuk i druhenbutësisë, që nuk kanë turp të jenë të dashur me fëmijët, qëbesojnë se të ndërtosh një njeri është vepra më burrërore qëmund të bësh. Por kjo ndodh vetëm kur mësuesia vlerësohet siprofesion, Kur paga, statusi dhe respekti ndaj mësuesit të rriten, atëherë të rinjtë e çdo gjinie ndihen të tërhequr prej saj. Nësenuk veprojmë sot, nesër arsimi do të humbasë gjysmën e zërit tëtij.