Në një episod të fundit të podcast-it “Aspire”, Meghan Markle tregoi se si ajo dhe princi Harry përpiqen që fëmijët e tyre, Princ Archie (6 vjeç) dhe Princesha Lilibet (4 vjeç), të mbeten të lidhur me realitetin e jetës edhe pse janë rritur në një familje të privilegjuar.

Ajo theksoi rëndësinë e mësimit të vlerës së parasë përmes eksperiencave të përditshme, si, për shembull, kultivimi i perimeve në kopsht ose organizimi i mini-pazareve për të shitur ose ndarë prodhimin e tyre. Përmes këtyre veprimeve, Markle synon t’u mësojë fëmijëve durim, përgjegjësi dhe ndjeshmëri financiare.

Ajo tha se “kuptimi i kostos dhe vlerës së gjërave është thelbësor për fëmijët që rriten me pasuri”. Çifti, që banon në një vilë me vlerë prej 14 milionë dolarësh në Montecito, Kaliforni, dëshiron që fëmijët të përjetojnë krenarinë e asaj që kanë, si dhe të ruajnë sjellje korrekte dhe vlera të forta.

Markle po ashtu ka filluar të ndanë më shumë momente familjare me ndjekësit, përfshirë postime për ditëlindjet e fëmijëve, video nga ecje familjare dhe dedikime për Harry-n si baba i përkushtuar.

Sipas saj, ndarjet e vogla përmes rrjeteve sociale janë mënyra e tyre për të ndarë jetën në mënyrë autentike, dhe në kushtet e tyre, në “terma të tyre”, jo për marketing apo për imazhin e markës.