Hailey Bieber duket se e ka thumbuar publikisht bashkëshortin e saj, Justin Bieber, në Ditën e tij të parë të Baballarëve, përmes një komenti në Instagram që i rikujtonte fansave një deklaratë të ngjashme që vetë këngëtari kishte bërë për Ditën e Nënës.

Modelja, 28 vjeç, nuk bëri asnjë postim për festën e të dielës, por në vend të kësaj reagoi me një koment ndaj një fotoje bardhë e zi që Justin kishte publikuar, ku e quante veten “një baba me të cilin nuk bëhet shaka”.

Hailey komentoi thjesht: “Dita e Baballarëve ta shpif…”

Ky koment erdhi një muaj pasi Justin kishte shkruar të njëjtën gjë për Ditën e Nënës në një mesazh në Instagram: “Dita e Nënës ta shpif”, duke u uruar “fat të mbarë” të gjithë ndjekësve që e festonin.

Çifti u bënë prindër në gusht të vitit 2024, kur mirëpritën djalin e tyre Jack Blues.