Ai është një nga burrat më të dëshiruar të televizionit turk, me një karrierë që i ka kaluar kufijtë e Bosforit. Burak Özçivit, protagonisti i serialeve si Kurulu?: Osman dhe Çal?ku?u, ka zgjedhur pikërisht Shqipërinë për një pushim të shkurtër. Destinacioni? Vlora.
Fotot që qarkullojnë prej mbrëmjes së djeshme tregojnë Burakun të buzëqeshur në një nga restorantet buzë detit, i veshur në mënyrë sportive, larg kamerave por jo larg syve kureshtarë. Disa foto kanë mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale shqiptare.
Vetë Burak nuk ka postuar ndonjë foto nga Shqipëria. E fundit që ka publikuar është një ditë më parë në Aeroport.
View this post on Instagram