Në një realitet ku ndarjet romantike shpesh ndajnë edhe rrethin shoqëror apo familjar, motra e Bes Kallakut, moderatorja Ana Kallaku, është pyetur në një intervistë të fundit në ATV mbi marrëdhënien e saj me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.
Ana tha se raporti me Xhensilën nuk është prishur dhe se të dyja vijojnë të kenë kontakte e të ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
“Vujmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, kunatën apo kunatin, duket sikur çalon diçka. Nuk kam vuajtur kurrë nga këto komplekse,” u shpreh Ana.
Moderatorja theksoi se njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës së saj mbeten të respektuar, pavarësisht rrjedhës që mund të marrë jeta. “Unë kam dashur gjithmonë që marrëdhëniet me njerëzit e mi t’i kem të mira dhe e kam bërë këtë gjë me këdo që kam pasur në jetën time,” tha ajo.
View this post on Instagram