Pas muajsh spekulimesh dhe thashethemesh në rrjetet sociale, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë zbuluar më në fund emrin e vajzës së tyre të porsalindur. Dhe jo, ajo nuk quhet “Celestial Seed” (Fara Qiellore), siç kishin menduar disa fansa.
Në një postim të fundit në Instagram, MGK ndau një video ku luan në ukulele për të bijën, e cila nuk shfaqet në pamje, ndërsa e shoqëroi klipin me një emoji zemre në flakë dhe emrin e veçantë: Saga Blade Fox-Baker.
View this post on Instagram
Vajza lindi në mars 2025, por çifti e mbajti të fshehtë emrin e saj për disa muaj. Kur MGK publikoi për herë të parë një video pas lindjes, e shoqëroi me mbishkrimin “ajo më në fund erdhi!! fara jonë qiellore. 27/3/25”, duke shkaktuar një valë keqkuptimesh. Fansat menduan se ai kishte zbuluar emrin e saj, por këngëtari më vonë e sqaroi situatën në një Story: “Prisni… emri i saj nuk është ‘Celestial Seed’. Mami i saj do e thotë kur të jemi gati.”
Megan Fox, e cila nuk bëri asnjë reagim publik në atë kohë, është tashmë nënë e katër fëmijëve: Saga është fëmija i parë me MGK, ndërsa aktorja ka tre djem të tjerë nga martesa me Brian Austin Green, Noah, Bodhi dhe Journey. MGK nga ana tjetër ka një vajzë, Casie, nga një lidhje e mëparshme me Emma Cannon.
Çifti i famshëm, të cilët kanë pasur një marrëdhënie të luhatshme që prej vitit 2020, u ndanë përfundimisht në nëntor 2024, vetëm disa javë pasi Fox konfirmoi shtatzëninë. Aktorja e “Transformers” e përshkroi bebushen si një “rainbow baby”, një term i përdorur për një fëmijë të lindur pas një humbjeje, pasi kishte kaluar një abort spontan më parë.
Pavarësisht ndarjes, burime pranë çiftit kanë pohuar se Megan dhe MGK po përpiqen të ndërtojnë një marrëdhënie bashkëprindërore të qetë dhe të shëndetshme. Siç ka thënë vetë aktorja më parë, “ne gjithmonë do të kemi një lidhje mes nesh… jemi shpirtra binjakë”.