Historia e dashurisë mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, dikur ndër më të pëlqyerat nga publiku shqiptar, duket se ka hyrë përfundimisht në kapitullin e saj të fundit.
Shkak për rikthimin e vëmendjes së mediave rozë është bërë një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve: tatuazhi i famshëm në këmbën e Besit, me inicialet “XH” dhe “B”. Dikur një simbol i dashurisë mes çiftit, sot ky tatuazh është ndryshuar. Në fotot më të fundit, vihet re se iniciali “XH” është mbuluar plotësisht me bojë të zezë, ndërsa shkronja “B” vijon të qëndrojë e dukshme.
Ky gjest vjen pas ndarjes zyrtare të çiftit në fund të vitit 2024. Dokumentet gjyqësore zbulojnë vendimin e Gjykatës së Tiranës që ka formalizuar ndarjen dhe ka përcaktuar detyrimet për kujdesin ndaj dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.
Sipas vendimit, Bes Kallaku detyrohet të paguajë nga 50.000 lekë në muaj për secilin fëmijë. Kujdestaria për rritjen dhe edukimin e tyre i është besuar Xhensilës, ndërsa aktori ka të drejtë t’i takojë fëmijët në fundjavë dhe gjatë pushimeve verore e dimërore, me një kalendar të caktuar nga gjykata.