E kush nuk e dëshiron një rutinë mëngjesi të mirë?! Prandaj rutina e mëngjesit të Dua Lipës, e zbuluar së fundmi, nuk mund të mos na e rrëmbente vëmendjen

Në një video të regjistruar në Mynih, pak para një koncerti, ylli i pop-it na fut në një ditë të zakonshme të saj, nga joga sapo zgjohet deri te dy suplementet e vogla por të fuqishme që i shton ujit të saj të mëngjesit.

Gjithçka nis si për shumicën prej nesh: një larje fytyre, një larje dhëmbësh dhe më pas, veshja e rrobave të palestrës. Por nuk ndalet me kaq. Duke qenë një fanse e “stacking habits”, Dua vendos dy maska për sytë me ngjyrë ari rozë.

Pastaj vjen pjesa e mirëqenies. Para se të niset për klasën e jogës, ajo shton dy përbërës në ujin e saj: pluhurin “Immune Revival” të Armra Colostrum dhe elektrolitet “Recharge” të LMNT. I hedh në dy shishe të ndryshme uji, i tund mirë dhe përgatitet për stërvitje.

'Armra Colostrum' është një suplement i avancuar, me bazë kolostrumi nga lopët, i njohur për fuqinë e tij në forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e zorrëve. Një trend i nxehtë mes të apasionuarve pas mirëqenies në Los Angeles.

'LMNT Electrolytes', ndërkohë, ndihmojnë në rikuperimin e mineraleve dhe vitaminave të humbura gjatë djersitjes, lodhjes apo lëvizjes së vazhdueshme, duke mbajtur trupin të hidratuar dhe mendjen të kthjellët.

Duke marrë parasysh ritmin e saj të çmendur me turne dhe udhëtime pa fund, rutina suplementare e Lipës është pothuajse e domosdoshme. Pas jogës, dita e saj përfshin ushtrime vokale, prova vallëzimi, përgatitje glamuroze, takime me fansat dhe kulmi, koncerti madhështor.

Në mbrëmje, kujdesi kalon në një dimension tjetër: qetësim i sistemit nervor dhe rigjenerim i lëkurës. Dua përdor:

'Pure Encapsulations Magnesium Glycinate' për relaksim muskujsh dhe gjumë të qetë,
'Rejuvenated H30 Night Repair' për rigjenerim të lëkurës gjatë natës,
…dhe për ndonjë shqetësim stomaku, një dozë të thjeshtë 'Gaviscon'.

Një rutinë që kombinon luksin, kujdesin për trupin dhe balancën, siç vetëm Dua Lipa di të bëjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)