Ylli i njohur i ekranit turk, Burak Özçivit, i njohur për rolin e tij si OsmanI në serialin historik “Kurulu?: Osman”, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e radhës për pushime, dhe më konkretisht qytetin bregdetar të Vlorës.

Aktori u prit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët, ku turma të shumta u mblodhën për të realizuar një foto me yllin turk. Pamjet e publikuara treguan qartë admirimin dhe dashamirësinë që publiku shqiptar ka për Özçivit-in, i cili ka fituar zemrat e shikuesve me interpretimin e tij.

Ndalesa më e veçantë gjatë vizitës së tij ishte ajo në ambientet e Bashkisë së Vlorës, ku u prit nga kryebashkiaku Ermal Dredha. Ky i fundit ndau përmes një postimi në rrjetet sociale përshtypjet e aktorit dhe emocionet që solli kjo vizitë për qytetin.

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë për të bërë një fotografi me Burak Özçivit,” shkruan Dredha. “Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera! Na bashkuan projektet që kanë për qëllim promovimin e Vlorës si destinacion turistik dhe jo vetëm.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Dredha (@ermaldredha)

Vizita e Burak Özçivit vjen në një kohë kur Vlora po përjeton një zhvillim të ndjeshëm turistik dhe kulturor. Prania e figurave ndërkombëtare si Özçivit jo vetëm që nxit kuriozitetin dhe vëmendjen mediatike, por edhe përforcon imazhin e qytetit si një pikë tërheqëse për pushuesit nga e gjithë bota.