Albania is calling!

Dhe telefonin e ka hapur një nga meshkujt më të dëshiruar të ekranit turk.

Me një pamje që nuk e tradhton aspak faktin se sapo ka kaluar të 40-at, aktori i njohur Burak Özçivit, që prej vitesh ka mbërthyer para ekranit miliona shikues, përfshirë edhe shqiptarët, ka zgjedhur të pushojë në Vlorë, mes detit Jon dhe qetësisë që vetëm jugu i Shqipërisë di të ofrojë.

Dhe nëse doni ta dini se ku po pushon Buraku, jua zbulojmë ne: bukuroshi turk ka zgjedhur 'Marina Bay Resort & Spa', një nga perlat e Rivierës Shqiptare, mes ujërave kristal, përballë ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit.

Me dhoma që hapin dritaren mbi horizontin blu, me pishina ku nuk dallon ku mbarojnë ato dhe ku fillon deti, 'Marina Bay' ka krijuar një standard që i ka munguar turizmit elitar shqiptar. E mesa duket, as Burak nuk ka qenë imun ndaj këtij kombinimi kaq të rrallë. Jo më kot, resorti është kthyer në zgjedhjen e parë të personazheve publike nga Shqipëria dhe më gjerë.

Nuk e dimë sa do zgjasë qëndrimi i tij, por për momentin, 'Marina Bay' ka fituar rolin kryesor në itinerarin e verës së tij, ku, edhe pse nuk ka kamera, gjithçka duket si në një film.

P.S.
Bonus për gocat: Buraku ndodhet në Shqipëri vetëm, pa bashkëshorten e ti, e cila është për momentin në Londër… dhe kjo, me siguri, është “pauza më e rrezikshme e verës”.

Shaka! Ju provoni fati. Nëse nuk mund të bëni një foto me Burak, të paktën dhurojini vetes disa ditë pushimi te Marina Bay.