Spektakli “Miss Shqipëria 2025” u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Amfiteatrin e Tiranës, ku u kurorëzua më e bukura shqiptare për këtë vit. Fituesja e çmimit të madh ishte Valentina Gegprifti, konkurrentja me numrin 18.

Ajo u dallua për prezencën në skenë, pamjen dhe buzëqeshjen e saj, duke fituar vlerësimin maksimal nga juria dhe duartrokitjet e publikut.

Në këtë edicion morën pjesë 25 finaliste nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa spektakli u transmetua drejtpërdrejt në RTSH.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Juria e përbërë nga emra si Meriadian Ramcaj, Zjamina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia shpalli gjithashtu edhe çmimet e tjera speciale:

Shoqëruesja e parë: Klea Thaçi (nr. 17)
Shoqëruesja e dytë: Laura Peka (nr. 11)
Miss Earth: Kleja Sulejmani (nr. 3)
Miss Supranational: Natalia Lalaj (nr. 1)
Miss International Albania 2025: Gledia Preja (nr. 25)
Trupi më i bukur: Juna Latifi (nr. 4)
Miss Buzëqeshja: Elsina Canaku (nr. 5)
Miss Elite: Dea Hila (nr. 20)
Miss Miqësia: Xholin Xhabeu (nr. 12), e votuar nga vetë konkurrentet
Miss Elegance: Bleona Beqiraj (nr. 8)
Miss Fotozhenia: Eloisa Llupo (nr. 2)
Miss Social Media: Dajana Elmasllari (nr. 23)
Çmimi i Publikut: Kleja Sulejmani (nr. 3), me 22.6% të votave online
E transmetuar drejtpërdrejt në RTSH, mbrëmja ishte një panoramë e plotë e bukurisë shqiptare, e kuruar me elegancë dhe profesionalizëm, ku çdo vajzë ndriçoi skenën me karakterin dhe stilin e saj unik.