Edhe Loredana po i thotë lamtumirë estetikës artificiale. Mbretëresha e repit shqiptar, e shumë komentuar për tiparet e theksuara nga ndërhyrjet me filler, po kalon një transformim të dukshëm në pamjen e saj fizike. Pas viteve ku ndërhyrjet estetike kanë qenë pjesë e pandashme e imazhit të saj, Loredana po shkon drejt natyralitetit.

Në postimet e saj të fundit në Instagram, është i dukshëm kthimi i saj te eleganca dhe thjeshtësia, larg tepricave të ndërhyrjeve estetike. Në një kohë kur shumë VIP-a ndërkombëtarë, përfshirë Kardashian-Jenner, kanë përqafuar gjithnjë e më shumë idenë e një bukurie më natyrale, edhe Loredana ka zgjedhur të ulë përdorimin e fillereve dhe të rikthehet te një imazh më modest. Kjo lëvizje nuk ka kaluar pa u komentuar nga fansat dhe mediat, që kanë vlerësuar guximin e reperes për të hequr dorë nga tendencat ekstreme estetike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Natyraliteti po kthehet në qendër të modës dhe bukurisë në industrinë e showbiz-it, duke bërë që edhe figurat më të njohura të largohen nga ndërhyrjet e shumta estetike.

Pas viteve të perfeksionit digjital dhe ndërhyrjeve ekstreme, luks i ri është natyraliteti. Por ja ku jemi sot. Në një botë ku Kim po shkrin fillerat, Kylie po zvogëlon buzët, e Loredana po zhvesh ngadalë çdo shtresë që s’e kishte vërtet të sajën. Jo për të “qenë më pak”, por për të qenë më shumë… vetvetja.

A është kjo thjesht modë? Apo ndoshta një lodhje kolektive nga të dukurit perfekte? Ndoshta është një thirrje për të mos pasur më frikë nga rrudhat, asimetria, ose fakti që ndonjë ditë s’jemi ‘instagramable’. Sepse vërtetësia është më e rrallë se çdo procedurë estetike. Dhe kjo, sot, është pasuria më e madhe.