Edhe pse kanë kaluar vetëm pak javë nga finalja e “Big Brother VIP Albania 4”, interesi i publikut për edicionin e radhës ka nisur të ndizet. Portale dhe rrjete sociale po përflasin gjithnjë e më shumë emra të njohur që mund të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Së fundmi, në emisionin “Wake Up” në Top Channel, moderatorja Neada Muça zbuloi disa nga personazhet që po qarkullojnë si kandidatë potencialë për “BBVA 5”.
Në listë përmenden:
Hygerta Sako – moderatorja sportive dhe ish-Miss, e cila prej vitesh është një figurë e njohur për publikun;
Isli Islami – moderatori i mëngjeseve televizive;
Kelvi Kadilli – moderatori i njohur për humorin e tij sarkastik dhe komentet thumbuese që prej vitesh është shkëputur nga ekrani;
Kostana Morava – më pak e njohur për publikun, por me eksperiencë në studiot televizive;
Vitmar Basha – këngëtar dhe showman;
Deri më tani, Top Channel nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar për datën e nisjes apo përbërjen e kastit të edicionit të pestë. Por valët e spekulimeve janë të forta dhe pritshmëritë po rriten nga dita në ditë.