Taylor Swift përfshihet sërish në debatin ligjor mes Justin Baldoni dhe Blake Lively për filmin “It Ends With Us” edhe pse thirrja e saj në gjykatë u anulua.

Gjykatësi i Qarkut në SHBA, Lewis Liman, vendosi të mërkurën se aktori i serialit “Jane the Virgin” mund të kërkojë komunikimet mes këngëtares Taylor Swift dhe mikeshës së saj, Blake Lively, lidhur me filmin për dhunën në familje që pritet të dalë në vitin 2024, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six.

“Sipas gjykatësit Liman, kërkesat për mesazhet me Swift mbi filmin dhe këtë proces janë të përshtatura në mënyrë të arsyeshme për të zbuluar informacion që do të provonte ose përgënjeshtronte akuzat e Lively për ngacmim dhe hakmarrje.”

Ndërkohë që Baldoni ka kërkuar qasje në mesazhet e Swift dhe Lively për projektin, ekipi ligjor i Lively ka propozuar të dorëzojë të gjithë dokumentacionin që kërkon pala tjetër – përveç mesazheve të Swift – në këmbim të të gjitha pamjeve video të lidhura me filmin dhe komunikimeve të pakensuruara në dosjen e Baldonit. Por ky propozim u refuzua nga avokati i Baldonit.

Vendimi i gjykatës vjen pasi Lively kërkoi të premten që bisedat e saj me Swift të mbrohen nga përfshirja në proces, duke argumentuar se ato nuk ishin thelbësore për çështjen, përfshirë dhe padinë që ajo ngriti në dhjetor ndaj Baldonit, ku e akuzon për ngacmim seksual dhe për organizimin e një fushate për të shkatërruar karrierën e saj.

Swift u përmend për herë të parë në betejën ligjore në janar, kur Baldoni paraqiti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh që më vonë u hodh poshtë duke e përfshirë këngëtaren si pjesë e ndikimit që Lively kishte në set.

Sipas padisë, Baldoni pretendon se Lively kishte përdorur statusin e Swift dhe bashkëshortit të saj Ryan Reynolds për të ushtruar ndikim mbi projektin. Ai thotë se ishte ftuar në shtëpinë e çiftit, ku ndodhej edhe një mik i famshëm i afërt i tyre, për të diskutuar për rishkrimin e skenarit. Sipas avokatit të Baldonit, Bryan Freedman, në disa mesazhe të supozuara, Lively i referohej Swift dhe Reynolds si “dragonjtë” e saj, mbrojtësit e saj.

“Mesazhi ishte i qartë: Baldoni nuk po përballej vetëm me Lively, por me dy nga personazhet më të pasur dhe me ndikim në botën e famës, të gatshëm të vështirësonin gjithçka për të,” thuhej në deklaratën e Freedman.

Në maj, Swift u thirr si dëshmitare për gjyqin që do të mbahet në mars të vitit 2026, por kjo kërkesë u tërhoq më vonë.

Një burim i brendshëm ka pohuar për Page Six se gjithë kjo dramë ka ndikuar negativisht në marrëdhënien mes Swift dhe Lively, duke shtuar se “Taylor do të jetë gjithmonë e zemëruar me Blake për ta përfshirë në këtë rrëmujë.”