Aktorja e njohur shqiptare, Ana Lika, ka ndarë së fundmi një prej rrëfimeve më të dhimbshme dhe të ndjera të jetës së saj. E ftuar në podcastin “Mam” me Orinda Hutën, Ana tregoi për herë të parë se është diagnostikuar me një problem neurologjik, një formë epilepsie, menjëherë pas humbjes së nënës së saj.

Ajo foli për një periudhë shumë të vështirë që përkoi me shtatzëninë dhe lindjen e vajzës së saj. Ishte pikërisht gjatë ekos së parë që Ana përjetoi një krizë të plotë epilepsie. Kjo përvojë tronditëse, e mbështjellë nga frika, pasiguria dhe dhimbja për humbjen e nënës, do t’i ndryshonte tërësisht jetën.

Pas humbjes së mamit, më diagnostikojnë me një problem neurologjik, një formë epilepsie. Kur po bëja ekon e parë të gocës, më kapi një krizë epilepsie e plotë,” rrëfeu Ana me një ton të ngarkuar emocionalisht.

Ajo pranoi se për një kohë të gjatë kishte frikë të tregonte që ishte e sëmurë, e për më tepër, vendosi të ndërpresë gjidhënien, nga frika se mos nuk ishte në gjendje të ishte një nënë funksionale dhe e fortë për vajzën e saj.

“Kisha frikë të tregoja se isha e sëmurë. E ndërpreva gjidhënien sepse nuk doja që goca ime të kishte një mama të paaftë,” tha Ana me lot në sy.

Ajo tregoi se edhe partnerit të saj, Bjordit, i kishte dhënë mundësinë të largohej, nëse do të ishte shumë për të.

Bjordit i thashë: nëse doje të rrije me mua, ishe i lirë, sepse nuk doja t’i bëhesha barrë askujt,” përfundoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)