Pas një rrugëtimi të gjatë prej 24 javësh, Big Basta është shpallur fituesi i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, në një mbrëmje finale të mbushur me emocione, surpriza dhe spektakël në ekranin e Vizion Plus.

Në natën e madhe të finales, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit, atmosfera ishte elektrizuese. 

Në finale ishin pesë konkurrentë që kishin fituar simpatinë e publikut gjatë javëve të qëndrimit në fermë: Andueli, Big Basta, Andrea, Big Mama dhe Erandi. I pari që u eliminua gjatë mbrëmjes ishte Erandi, pasuar nga Big Mama dhe më pas Andrea, duke lënë Big Bastën dhe Anduelin në një përballje të fundit.

Pas javësh sfidash, përballjesh me natyrën, të papriturave dhe bashkëjetesës me yje të tjerë, publiku vendosi t’i japë fitoren Big Bastës, duke e shpërblyer për origjinalitetin, përkushtimin dhe shpirtin e tij sportiv përgjatë gjithë aventurës.

Big Basta fitoi zemrat e publikut jo vetëm me lojën e tij në fermë, por edhe me karakterin dhe marrëdhëniet e sinqerta që krijoi me fermerët e tjerë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)