Pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend, Egli Tako po jeton një kapitull të ri që, ndonëse jashtë kamerave të Big Brother VIP, ruan ende të njëjtin intensitet emocional. E ftuar në emisionin “Canape”, Egli tregoi se jeta pas reality show-t nuk është aspak më e qetë.

Ajo foli për raportin me Gjestin, duke u shprehur se kanë herë pas here kontakt.

“Mesa jam edhe unë në dijeni, Gjesti e ka dhënë një intervistë para meje për këtë temë dhe e ka cilësuar se jeten private e do private dhe nuk dal dot kundër kësaj gjëje. Jemi okej. Unë kam shumë ndjesi të mirë ndaj tij. Kemi herë pas here kontakt. Kemi nje lloj marrëdhënieje. E ke parasysh BigBrotheri-n? Ashtu edhe jashtë.”, tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shpend Lipa (@shpnd)