Big Basta fitoi “Ferma VIP 2”, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. 

Pas javësh sfidash, përballjesh me natyrën, të papriturave dhe bashkëjetesës me yje të tjerë, publiku vendosi t’i japë fitoren Big Bastës, duke e shpërblyer për origjinalitetin, përkushtimin dhe shpirtin e tij sportiv përgjatë gjithë aventurës.

Menjëherë pas shpalljes së fituesit, bashkëshortja e tij, Vesa Luma, ka reaguar në rrjetet sociale, duke e vlerësuar jo vetëm suksesin e tij, por edhe karakterin dhe mënyrën se si ai e arriti këtë fitore.

“Fitoi qytetaria. Kjo është më shumë se fitore, më shumë se vlerë monetare. Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca. Të gjitha në një. Nuk fitoi Big Basta, fitoi Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë”, – shkruan Vesa Luma, duke shprehur publikisht krenarinë dhe dashurinë për partnerin e saj.