Ndërsa ricotta mund të mos jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ajo është një nga produktet më të shëndetshme të bulmetit që mund të konsumoni plot shije, e gjithanshme dhe me një profil ushqyes të jashtëzakonshëm.
Çfarë është ricotta?
Edhe pse shpesh quhet djathë, ricotta në fakt është një nënprodukt i bulmetit që daton që nga Epoka e Bronzit. Ajo përgatitet nga lëngu i hirrës që mbetet pas prodhimit të djathërave të tjerë. Pasi lëngu ngrohet dhe i shtohet acid, formohen thekëza që mblidhen dhe përbëjnë ricottën. Shija është e butë, dhe struktura kremoze dhe e lehtë.
Ricotta mund të përgatitet nga qumështi i lopës, deles, dhisë apo buallit dhe vjen në versione të ndryshme: e kripur, e pjekur apo e tymosur.
Pse ricotta është zgjedhje e shëndetshme?
Sipas British Heart Foundation, ricotta ka pak yndyrë dhe kripë, vetëm 10% yndyrë, prej së cilës rreth 6% është yndyrë e ngopur. Përmbajtja e proteinës ndryshon sipas llojit të qumështit, por mesatarisht për 100 g:
-Ricotta me qumësht të plotë: 7–8 g proteinë
-Ricotta me qumësht të pjesërisht skremuar: 8–9 g proteinë
-Ricotta me pak ose aspak yndyrë: 10–11 g proteinë
Ajo përmban gjithashtu shumë vitamina e minerale si vitamina K, kalcium, vitamina B12, të cilat ndihmojnë në shëndetin e kockave, mpiksjen e gjakut, metabolizmin dhe sistemin nervor.
Përfitimet e konsumit të ricottës:
-Lehtë për t’u tretur
-Indeks i ulët glicemik, nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak
-Më pak yndyrë se djathërat e freskët si feta, mozzarella apo mascarpone
-Vetëm 140 kalori për 100 g
-I pasur me proteinë, ndihmon në ndërtimin dhe rikuperimin e muskujve
-Mbron kockat falë kalciumit dhe vitaminës K
-Nxit ndjesinë e ngopjes, falë përmbajtjes së lartë proteike
-Përmban fosfor dhe proteina hirre që ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut
Kush duhet ta shmangë ricottën?
Përveç personave që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës ose kanë alergji nga produktet e bulmetit, ricotta është e sigurt për shumicën e njerëzve. Megjithëse është një nënprodukt, ajo ende përmban laktozë.
6 mënyra të thjeshta për të konsumuar ricottën:
Mëngjes i pasur me proteina: hidhni ricotta të freskët në një tas dhe shtoni manaferra, fruta të freskëta dhe arra.
Overnight oats: përzieni ricotta me tërshërë dhe pak qumësht ose ujë. Lëreni të qëndrojë natën dhe mëngjesin tjetër shtoni fruta dhe copa kokosi.
Ëmbëlsirë e lehtë: mbi një tas të vogël me ricotta, shtoni mjaltë ose shurup panje dhe pak kanellë.
Mus me proteina: përziejeni ricottën me kakao dhe disa hurma për një krem të shëndetshëm.
Tost i shijshëm: lyejeni ricottën në bukë të thekur ose galeta orizi dhe shtoni vaj ulliri, kripë, piper dhe domate qershi.
Në salca makaronash.