Shqipëria do të zhvillojë ndeshje miqësore me Gjibraltarin në shtator. Është zbuluar kundërshtari modest, që pritet të zyrtarizohet edhe nga FSHF. Për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo do të jetë transfertë.

Gazetari Kristi Sejatllari mëson se kjo ndeshje pritet të luhet më 4 ose 5 shtator, pikërisht përpara ndeshjes me Letoninë. Ndaj këtyre të fundit ndeshja do të jetë në “Air Albania”, për kualifikueset e Botërorit 2026.

Do të jetë për herë të parë në histori, që Shqipëria dhe Gjibraltari do të përballen bashkë. Për nëntorin e vitit 2020 kujtojmë se ishte programuar një ndeshje Shqipëri-Gjibraltar në “Elbasan Arena”, por që u anulua më pas për shkak të masave gjatë pandemisë COVID-19.