Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmeve amerikane duke thënë se ndëshkimi vazhdon kundër Izraelit me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës. Khamenei tha se "armiku sionist" ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh dhe duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet.
Izraeli së fundmi nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Nour News, e lidhur me shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së hënës.