Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është afruar më shumë me qëllimet e tij në luftën me Iranin falë Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe vendimit të tij për të bombarduar objektet kryesore bërthamore iraniane. 

"Ne nuk do të vazhdojmë veprimet tona përtej asaj që është e nevojshme (për të përmbushur qëllimet), por as nuk do të përfundojmë me nxitim. Kur të arrihen qëllimet, atëherë operacioni do të përfundojë dhe armiqësitë do të pushojnë.

Nuk kam dyshim se ky është një regjim që dëshiron të na eliminojë dhe kjo është arsyeja pse ne e nisëm këtë operacion për të neutralizuar dy kërcënime specifike për ekzistencën tonë: kërcënimin bërthamor dhe kërcënimin e raketave balistike. Ne po ecim hap pas hapi drejt arritjes së këtyre qëllimeve. Jemi shumë, shumë afër arritjes së tyre," u tha Netanyahu gazetarëve.

Ushtria izraelite njoftoi mbrëmë se po kryente sulme kundër "infrastrukturës ushtarake" në Teheran dhe Iranin perëndimor, ndërsa më herët sot kishte njoftoi se kishte goditur "dhjetëra" objektiva ushtarake, përfshirë një qendër komande raketash me rreze të gjatë veprimi.