Jonathan Anderson, i cili sapo është emëruar drejtori kreativ i Dior, do të prezantojë koleksionin e tij të parë për shtëpinë e famshme të modës javën që vjen. Në prag të debutimit, ai postoi një foto të një bretkose në Instagram Story një shenjë e qartë për adhuruesit e tij besnikë.
Obsesioni i Anderson me bretkosat nuk është diçka e re. Në markën e tij të pavarur, ai ka eksperimentuar më parë me këpucë dhe çanta në formë bretkose, duke i kthyer këto krijesa në ikona të stilit të çuditshëm dhe të guximshëm. A është kjo një paralajmërim se Dior-i do të bëjë një “kërcim” drejt modës lozonjare dhe surrealiste?
Të mbetet të presim dhe të shohim, por një gjë është e sigurt: bretkosat janë gati për të pushtuar pasarelat.
View this post on Instagram