Justin Bieber ka ndarë një mesazh enigmatik në rrjetet sociale, pasi bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, u fotografua në New York pa unazën e martesës.

Këngëtari postoi në Instagram Story një video të një krijuesi përmbajtjeje që thoshte:
“Zemër, nëse do të më japësh trajtimin e heshtjes, të paktën më thuaj pse. Kam ankth dhe e mendoj shumë çdo gjë. E majta dhe e djathta ecin bashkë. Po më le hapësirë për gabim, do të gaboj.”

Ky postim vjen ppasi Hailey u fotografua disa herë në qytet pa unazën e saj të shtrenjtë me diamant. Fillimisht ajo u pa pa unazë teksa dilte për mëngjes në “The Commerce Inn” në West Village, ndërsa më vonë atë ditë darkoi me modelet Suki Waterhouse dhe Camila Morrone në restorantin “Chez Fifi”, sërish pa unazë.

Edhe pse spekulimet për një ndarje kanë qarkulluar ndër vite që nga martesa e tyre në vitin 2018, kohët e fundit zërat janë shtuar, veçanërisht pasi Hailey e hoqi Justin-in nga lista e ndjekësve në Instagram gjatë muajit mars. Më pas, ajo e justifikoi këtë veprim si pasojë e një “glitch” pasi Justin kishte rihapur llogarinë e tij.

Në një intervistë për kopertinën e muajit maj të Vogue, Hailey reagoi ndaj thashethemeve për ndarje dhe kritikoi ata që "nuk arrijnë të ecin përpara".

Megjithatë, një burim për Page Six deklaroi se pavarësisht përpjekjeve të saj, Hailey është e shqetësuar për sjelljet e fundit të Justin-it.