Michelle Obama ka deklaruar me humor dhe sinqeritet se është shumë e lumtur që është “nënë vajzash”.
“Në fakt, jam shumë e lumtur që nuk pata një djalë,” tha ish-Zonja e Parë gjatë episodit të fundit të podcast-it të saj “IMO”, të cilin e drejton së bashku me vëllain e saj Craig Robinson.

Në bisedë ishte e ftuar moderatorja e njohur Angie Martinez, e cila u shpreh se Michelle “duhej të kishte bërë edhe një djalë”, duke iu referuar familjes së saj me ish-presidentin Barack Obama dhe vajzat Malia (26) dhe Sasha (24). Por Michelle nuk ishte dakord.

“Do të kishte dalë një Barack tjetër,” u shpreh ajo me një buzëqeshje.
Një Barack i vogël do të ishte i mrekullueshëm,” nguli këmbë Martinez.
Jo, unë do ta kisha mëshiruar,” u përgjigj Michelle.

Megjithëse Michelle është e lumtur me dy vajzat e saj, Barack dikur dëshironte një fëmijë të tretë.
Në një intervistë për podcast-in “Not Gonna Lie” të Kylie Kelce në muajin mars, Michelle kujtoi:
“Barack tha, ‘Duhet të kemi edhe një tjetër,’ dhe unë i thashë, ‘Dëgjo pak…’”.
“Mendova, ‘Derisa tani kemi qenë me fat me këto dyja. Të tretën do e kemi komplet të çmendur!’” – shtoi ajo me humor.