Thashethemet për ndarjen e Hailey dhe Justin Bieber morën hov të ri këtë javë, pasi modelja u fotografua dy herë në New York pa unazën e saj të martesës.

Hailey, 28 vjeç, u pa për herë të parë pa unazë të enjten në mëngjes, teksa dilte për mëngjes në The Commerce Inn në lagjen West Village. Në fotot e siguruara nga Page Six, ajo shihet me një pallto ngjyrë kaki dhe syze dielli, por unaza e saj e martesës me vlerë 500 mijë dollarë mungonte.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Page Six (@pagesix)

Më vonë gjatë mbrëmjes, Hailey u pa sërish pa unazë, këtë herë në një dalje me shoqet e saj, modelet Camila Morrone dhe Suki Waterhouse, në një darkë vetëm për vajza në restorantin Chez Fifi në Upper East Side. 

Thashethemet për krizë mes çiftit nuk janë të reja. Në mars të këtij viti, Hailey hoqi Justin-in nga lista e ndjekësve në Instagram, gjë që ndezi sërish spekulimet për një krisje në martesën e tyre. Ajo më vonë e justifikoi këtë si pasojë e një “gabimi teknik” pas riaktivizimit të llogarisë së Justin-it.

Në një intervistë për Vogue muajin e kaluar, themeluesja e markës Rhode Skin u shpreh e lodhur nga komentet për martesën e saj dhe kritikoi ashpër ata që nuk lënë rehat çiftin.

Ndërkohë, shqetësimet rreth gjendjes emocionale të Justin-it janë shtuar, sidomos pas disa paraqitjeve publike ku ai është parë në gjendje të çrregullt dhe duke përdorur marihuanë për argëtim. Në prill, një burim i tha Page Six se Justin po kalon një periudhë të vështirë.

Çifti, i cili është martuar që nga viti 2018, ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e publikut për marrëdhënien e tyre, e cila duket se ndodhet nën një presion të vazhdueshëm.