Në një intervistë të re për 'The Times of London', Johnny Depp e ka krahasuar veten me një “crash test dummy”, një manekin prove, për lëvizjen #MeToo, duke iu referuar gjyqit të famshëm për shpifje ndaj ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

“Do të të them çfarë dhemb vërtet,” tha aktori 62-vjeçar. “Ka disa njerëz – dhe po mendoj për tre të tillë – që më kthyen shpinën. Ata kanë qenë në festat e fëmijëve të mi. I hidhnin në ajër. Dhe e kuptoj, ka njerëz që nuk mundën të më dilnin në krah, sepse gjëja më e frikshme për ta ishte të bënin zgjedhjen e duhur.”

Depp shpjegoi se procesi i tij gjyqësor me aktoren e Aquaman, 39 vjeç, ndodhi përpara se lëvizja #MeToo të shpërthente në mënyrë masive, duke e vendosur atë si një figurë të kontestuar në një periudhë të trazuar shoqërore.

Isha si një manekin testi për #MeToo… i përthitha të gjitha,” tha aktori i Pirates of the Caribbean.
Dhe doja të shihja, nga qindra njerëz që kam njohur në këtë industri, kush do ta luante të sigurt. ‘Më mirë të shkojmë me rrymën progresive!’”

Lëvizja #MeToo u krijua në vitin 2006 nga aktivistja Tarana Burke, por mori hov të madh në vitin 2017 pas një postimi viral nga aktorja Alyssa Milano, duke inkurajuar viktimat e ngacmimit dhe dhunës seksuale të ndanin historitë e tyre.

Amber Heard akuzoi publikisht Depp për dhunë në maj të vitit 2016, një vit përpara se skandali i Harvey Weinstein të shpërthente dhe të nxiste përmasat globale të #MeToo.

Në shkurt të vitit 2019, Depp paditi Heard për 50 milionë dollarë, duke e akuzuar se e kishte shpifur në një artikull të Washington Post të vitit 2018, ku ajo fliste për abuzim në një marrëdhënie (pa përmendur emra).

Tre vite më vonë, në vitin 2022, gjykata vendosi në favor të Depp. Heard u urdhërua të paguante 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 350 mijë dollarë dënim penal, ndërsa ajo vetë fitoi 2 milionë dollarë në kundërpadinë e saj.

Në dhjetor 2022, palët arritën një marrëveshje përfundimtare, ku Amber pranoi t’i paguante Depp-it 1 milion dollarë, duke e mbyllur ligjërisht sagën mes tyre. Tre muaj më pas, Heard dhe vajza e saj e madhe, Oonagh Paige, tani 4 vjeç, u zhvendosën në Spanjë.