Loredana është rikthyer sërish në qendrën e vëmendjes së publikut, por jo vetëm me muzikën e saj. Këtë herë, rrjetet sociale po “digjen” nga spekulimi: a është këngëtarja në pritje të një fëmije me Karim Adeyemi?
Në klipin e saj më të ri muzikor, ku shfaqet krah për krah me yllin e futbollit, fansat nuk u fokusuan vetëm te muzika apo skenografia, por te një detaj tjetër si barku i rrumbullakosur i Loredanës. Çdo skenë e klipit i ka bërë ndjekësit të spekulojnë se mos bëhet fjalë për një mënyrë elegante për të njoftuar një shtatzëni të mundshme.
Por ajo që e shtoi edhe më shumë misterin ishte një Instastory nga vetë Loredana, ku ajo ndau një foto me disa palë këpucë bebesh për djem. Mes tyre dallohej një palë atlete të bardha, që shumë nga ndjekësit i interpretuan si një sinjal i qartë që ajo po pret një djalë.
Derisa as Loredana e as Karim nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim zyrtar, spekulimet dhe komentet në rrjetet sociale nuk kanë të ndalur.