Thashethemet për një ndarje të mundshme mes Hailey dhe Justin Bieber kanë qenë gjithmonë aty, që në fillimet e lidhjes së tyre, por së fundmi zërat janë bërë më të fortë se kurrë. Shtatë vite pas celebrimit dhe vetëm disa muaj pasi mirëpritën fëmijën e tyre të parë, duket se çifti po kalon një periudhë të vështirë.

Sipas burimeve për 'Entertainment Tonight', tensionet mes tyre janë shtuar ndjeshëm. Justin, 31 vjeç, raportohet se është i irrituar nga përqendrimi i Hailey në imazhin publik të marrëdhënies së tyre.

“Ai ndjen sikur ajo është e fiksuar pas pamjes që jep lidhja në sy të publikut”, – thotë burimi.
Ndërkohë, Hailey, 28 vjeç, mësohet se është e zhgënjyer nga “mungesa e motivimit” e partnerit të saj.
“Miqtë e afërt besojnë se ka ende shpresë për të shpëtuar martesën dhe të dy duan ta bëjnë këtë por situata nuk është aspak e lehtë për momentin”, shton i njëjti burim.

Zërat për krizën erdhën pas një serie sinjalesh publike që ngjallën reagime të menjëhershme në rrjet. Hailey u fotografua në Nju Jork pa unazën e martesës, ndërsa shoqërohej me miq. Edhe pse më vonë u shfaq sërish me të, mungesa në momentin “e gabuar” ndezi alarmin mes fansave.

Nga ana tjetër, Justin postoi në rrjete sociale një video ku shkruhej: “Nëse po më jep trajtimin e heshtur, të paktën më thuaj pse”, një frazë që shumë e lidhën me grindjet e fundit të çiftit. Më tej, këngëtari pranoi në një moment të ndjeshëm se po përballet me probleme personale:

“E di që jam i thyer. E di që kam probleme me zemërimin”, – u shpreh ai.
Ndërkohë, Hailey ka zgjedhur të jetë më sfiduese në publik. Në intervistën e saj të fundit për Vogue, ajo u shpreh hapur për presionin e vazhdueshëm që ndjen nga rrjetet:

“Do të mendoje se pasi sjell në jetë një fëmijë, njerëzit do të linin rehat… por jo.” – tha ajo pa doreza.
Çifti rinovoi betimet e martesës vitin e kaluar, ndërsa zbuluan se Hailey ishte shtatzënë me djalin e tyre, Jack Blues Bieber. Megjithatë, edhe ardhja e një jete të re nuk ka mjaftuar për të fashitur dallgët e një marrëdhënieje që mesa duket po përballet me stuhinë më serioze të sajën deri më sot.