Ish-banorja e 'Big Brother VIP Kosova 2', Kader Kicaj, ka folur hapur për ndjenjat e saj dhe përfundimisht ka hedhur dritë mbi një prej pyetjeve që ka ndjekur kudo: A ka më shans për rikthim me Lumbardh Salihun?
E ftuar në një rubrikë të emisionit “Prive” me Liberta Spahiun, Kader iu përgjigj drejtpërdrejt një komenti nga publiku, i cili i kishte shkruar:
“Jepe një shans të dytë, provoje fatin dhe bashkohu.”
Por reagimi i saj nuk la vend për dyshime.
“Unë shans të dytë kam dhënë shumë, edhe nuk besoj që duhet me dhënë shansin e tretë. Nuk e meritojnë gjithmonë njerëzit me pas edhe një shans edhe një herë,” – tha ajo, me një ton të vendosur që la të kuptohet se faqja tashmë është kthyer përgjithmonë.
Kader zgjodhi të ilustrojë ndjesinë e saj me një metaforë: “Si me ia nis me lexu një libër për të tretën herë edhe një herë, rreshtat, fjalët e njëjta, veç me i kalu…”
Me deklaratën e saj të fundit, Kader Kicaj duket se ka vendosur t’i japë fund këtij kapitulli njëherë e mirë, duke zgjedhur të ecë përpara dhe të mos rikthehet më në një histori që për të është e shkuar.