Është një batutë tashmë e njohur për publikun shqiptar: Greta Koçi është gjithmonë 16 vjeç. Por, si nisi kjo shaka që u kthye në meme dhe e përndjek ende sot? Këngëtarja e dashur për publikun ka zbuluar më në fund historinë që fshihet pas moshës “mitike”.

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Greta ndau me humor dhe sinqeritet një moment të veçantë nga fillimet e karrierës së saj. Si një adoleshente që sapo po futej në skenë, ajo dhe nëna e saj vendosën të mos tregonin moshën e vërtetë, nga ndrojtja për të qenë kaq e vogël në një këngë dashurie.

Në këngën time të parë me Erion Korinin, ‘Kush ka faj’, unë kam qenë vetëm 13 vjeç e gjysmë. Mami im dhe unë, të dyja bashkë, vendosëm që unë të mos thoja se jam 13 vjeç e gjysmë... menduam që do ishte më mirë të thoja 15 vjeç, sepse ishte turp me qenë aq e vogël në një këngë dashurie.”
Por suksesin nuk e kishte parashikuar askush. Kënga u bë hit brenda 24 orëve dhe Greta nisi vrullshëm një karrierë që nuk ndaloi më. Meqenëse tashmë publiku e kishte regjistruar si 15-vjeçare, ajo u detyrua të qëndronte “brenda kornizës”, duke shtuar moshën shumë ngadalë në intervista.

Ato bënin llogaritë me 15, unë brenda 2 viteve i kisha futur marshin e pestë dhe nuk ndaloja. Kur më pyesnin, thoja që jam 16 vjeç... sepse aq shkova unë, ndaj nuk u rrit mosha.”
Kështu lindi Greta Koçi, vajza që mbeti përherë 16 vjeç. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MCN TV (@mcntv.al)