Duket se përplasjet mes vëllezërve Beckham nuk janë më thjesht thashetheme. Në një video të publikuar në TikTok, Cruz Beckham, djali i vogël i David dhe Victoria Beckham, hodhi një thumb të hapur ndaj vëllait të tij të madh, Brooklyn Beckham, duke ironizuar “karrierat e shumta e jetëshkurtra” të tij.

Në videon e postuar fundjavën e kaluar, ku Cruz performon këngën e tij të re “For Ya Love”, një komentues e pyeti me shaka: “A do ta vazhdosh këtë punë apo do të bëhesh garues me makina ose diçka tjetër?”
Pa u menduar dy herë, Cruz u përgjigj: “Ke ngatërruar vëllanë, shoku.”

Përgjigjja “e ashpër” u duartrokit menjëherë në rrjet, duke marrë mijëra pëlqime dhe duke ndezur sërish spekulimet për një krisje serioze në marrëdhëniet familjare.

Në vitet e fundit, Brooklyn, tani 26 vjeç, është përpjekur të gjejë veten në disa fusha:

-Fotograf (me librin “What I See” në 2017)
-Kuzhinier (me emisionin “Cookin’ with Brooklyn”)
-Sipërmarrës me verëra luksoze dhe salca pikante
-Dhe së fundmi, garues me makina, pas një gare të zhvilluar në Miami ku gruaja e tij.

Megjithëse Brooklyn ka deklaruar se më në fund “e ka gjetur pasionin e tij te gara me makina”, vëllai i tij duket se nuk ka aq besim.

Zërat për një përçarje në familjen Beckham janë shtuar që prej muajit maj, kur Brooklyn dhe Nicola munguan në 50-vjetorin e David Beckham. Shkak, sipas mediave britanike, ishte prania e ish-të dashurës së dyshuar të Brooklyn, Kim Turnbull, e cila në atë kohë ishte e lidhur me vëllain tjetër, Romeo.

Pavarësisht se Turnbull e mohoi këtë histori dhe e quajti “qesharake”, burime të brendshme e përshkruan largimin e Brooklyn nga festa si një shenjë e ftohjes së marrëdhënieve me familjen.

A është kjo thjesht një shaka vëllazërore apo një përçarje në rritje mes djemve Beckham?
Në familjen më të famshme britanike pas Windsorëve, edhe një TikTok mund të ndezë zjarrin e rradhës.