Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka vendosur t’i ndajë me ndjekësit e saj momentet më të ndjeshme dhe personale të jetës, këtë herë, betejën me kancerin e gjirit.
Në një postim prekës në Instagram më 23 qershor, artistja e hitit “Price Tag” njoftoi se ishte operuar, pothuajse tre javë pasi kishte zbuluar publikisht diagnozën e kancerit të gjirit në fazë të hershme.
“Jam në shtëpi tani,” shkroi ajo në mbishkrimin e postimit. “Do të pushoj dhe do të pres rezultatet.”
Krahas tekstit, ajo ndau foto dhe video nga spitali, ku shfaqej duke buzëqeshur me të birin Sky Safir, 2 vjeç, dhe pranë partnerit të saj Channan Safir Colman, i cili e mbante për dore dhe e puthte në ballë për t’i dhënë kurajo.
Në një nga videot, ajo i shpjegon djalit të saj në mënyrë të thjeshtë për ndërhyrjen:
“Pra, uji dhe gjaku dalin nga cicat e mami dhe hyjnë në një shishe përmes një tubi.”
“Do të tregoj gjithmonë edhe të mirat, edhe të vështirat”
Jessie J, 37 vjeç, theksoi se transparenca është një pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të saj:
“Gjithmonë do të tregoj të mirat dhe të vështirat e çdo udhëtimi që kaloj,” shkroi ajo. “Jam mirënjohëse për mjekun dhe infermierët që u kujdesën për mua dhe për të gjithë miqtë dhe familjen që më vizituan.”
Në fund të postimit, ajo përçoi një mesazh mbështetjeje për të gjithë ata që po përballen me sfida shëndetësore:
“Përqafoj secilin që po kalon diçka të vështirë tani. Do ia dalim!”
View this post on Instagram