Pas deklaratës së bujshme të Aulona Mustës në podcast-in “The Dalina Show”, ku në një bisedë me Fatma Haxhialiun ajo shprehej me tone kritike për aftësitë gjuhësore të Beniada Nishanit, reagimi i modeles dhe moderatores nuk ka vonuar.
Në episodin e publikuar së fundmi, Aulona u shpreh:
“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”
Një koment që ka hapur diskutime në rrjet dhe ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit e të dyja figurave publike.
Vetëm pak ditë më vonë, pas publikimit të trailer-it të emisionit të ri që Beniada do të drejtojë, ajo ka ndarë në InstaStory një video që shumë e kanë interpretuar si një kundërpërgjigje direkte ndaj Aulonës.
Në video, ajo shfaqet me një qëndrim të qetë, ndërsa thotë me ironi:
“Si është ajo shprehja… qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”
Pa përmendur emra, por me kohën dhe kontekstin që përputhen, duket se Beniada ka zgjedhur të përgjigjet në mënyrën e saj.
Ndërkohë, rrjetet sociale janë ndarë në mendime. Disa e konsiderojnë deklaratën e Aulonës si të padrejtë dhe të panevojshme, ndërsa të tjerë i japin të drejtë, duke argumentuar se prezantimi televiziv kërkon zotërim të mirë të gjuhës.