Pas ndarjes nga këngëtari i njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao ka preferuar të mbajë një profil të qetë dhe larg zhurmës së mediave. Por së fundmi, ajo ka vendosur të komunikojë më afër me ndjekësit e saj në Instagram, përmes një seri me pyetje-përgjigje.

E pyetur se si është të jetë njëkohësisht “edhe nënë, edhe baba”, Selvije u përgjigj, duke vënë theksin tek përkushtimi i saj si prind:
“Roeli është primar tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të.”

Por ajo nuk e la pa përmendur as rolin e babait të Roelit, duke treguar se pavarësisht ndarjes, marrëdhënia e tyre si prindër ka mbetur e shëndetshme dhe funksionale.
“Roeli ka babanë më të mirë në botë, që punon shumë dhe mbështet rritjen e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë në rritjen e Roelit,” shtoi Selvije.