Ledri Vula ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” në Top Channel, ku foli jo vetëm për projektet muzikore në vazhdim, por edhe për jetën personale dhe bashkëpunimet e mundshme në horizont.
Gjatë intervistës, Eni Shehu e vuri Ledrin përballë një pyetjeje që shumë fansa e kanë pasur në mendje: një fotografi virale me Bebe Rexhën, ku dy artistët shfaqeshin së bashku. A ishte thjesht një takim miqësor, apo kishte diçka më shumë?
“Të lidh muzika, shoqëria, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi,” u përgjigj Ledri.
Kur u pyet direkt nëse pritet një bashkëpunim muzikor me Bebe Rexhën, ai tregoi:
“Janë disa këngë të miat që i pëlqejnë, që mi ka përmend. Ka qejf me punuar me producentët e Shqipërisë. Idetë janë ndryshe. Sado që ne jemi treg i vogël, kemi një zhanër tonin dhe mund të jetë shumë e thjeshtë për këtu, por jashtë mundet me tingëlluar shumë ndryshe. Edhe artistët e huaj janë gjithmonë në kërkim të një gjëje ndryshe. Ka shprehë dëshirë me ardhë me punuar, kaq.”
Ledri nuk dha një datë apo konfirmim zyrtar për një duet, por theksoi se dëshira ekziston dhe Bebe ka treguar interes për të realizuar projekte në Shqipëri.