Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një makinë ka përplasur 3 fëmijë që lëviznin me monopatina. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa të miturit lëviznin me 2 monopatina.

Sipas bluve, fëmijët kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i makinës me iniciale E. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.