Aktori i njohur Brad Pitt, i cili aktualisht është në një lidhje me Ines de Ramon, ka folur hapur për seksualitetin e tij dhe për sfidat personale pas ndarjes nga Angelina Jolie, gjatë një interviste në podcast-in “Armchair Expert” me Dax Shepard.

“Nuk kam pasur kurrë një përvojë homoseksuale,” tha aktori 61-vjeçar, duke shtuar me humor:
“E kam humbur atë dritare, por edhe po të kisha pasur, nuk do të ishe ti,” – i tha ai me shaka moderatorit Dax Shepard.

Biseda vazhdoi me batuta miqësore, ku Shepard iu përgjigj me ironi:
“Unë nuk dua të mburrem, por do të duhet të përgatitesh mirë për mua. Të sugjeroj të fillosh me ndonjë ‘starter’.”

Pitt gjithashtu tregoi për herë të parë për eksperiencën e tij në Alkoolistët Anonim (AA), pas ndarjes së vështirë nga Angelina Jolie në vitin 2016.
“E gjeta veten pothuajse në gjunjë,” u shpreh ai.
“E dija që duhet të zgjohesha. Po provoja çdo gjë që më sugjeronin. Ishte një periudhë shumë e vështirë. Kisha nevojë për një rindezje.”

Duke kujtuar përvojën e tij me grupin, ylli i “Ocean’s Eleven” tha:
“AA të jep një liri që të thuash: ‘OK, do të dal pak jashtë vetes dhe do të shoh çfarë ndodh’. Dhe pastaj, fillova ta doja vërtet.”

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Page Six në vitin 2022, Jolie kishte akuzuar Pitt për sjellje të dhunshme gjatë një udhëtimi me avion në vitin 2016, duke përfshirë edhe një nga fëmijët e tyre.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie, që u ndanë në vitin 2016, finalizuan divorcin e tyre në dhjetor të vitit të kaluar. Çifti ka gjashtë fëmijë: Maddox (23), Pax (21), Zahara (20), Shiloh (19) dhe binjakët Knox dhe Vivienne (16). Pitt aktualisht nuk flet me disa prej fëmijëve, me raportime që disa prej tyre kanë hequr mbiemrin e tij.

Ai është në një lidhje me Ines de Ramon që nga viti 2022, dhe duket se po përjeton një kapitull më të qetë e të balancuar në jetën e tij.