Aktorja dhe këngëtarja e njohur Selena Gomez ka surprizuar fansat me një pamje krejtësisht ndryshe në Instagram: një model flokësh “wolf cut” me balluke të lehta dhe të çrregullta. Por, siç doli më vonë, ndryshimi dramatik ishte vetëm një paruke.

Në përshkrimin e fotos së saj, ku shfaqej me pamjen e re, Selena shkroi me humor:
“Do ta bëja, por do të pendohem, pastaj do i pres sërish, kështu që… thjesht jo balluke.”


Një deklaratë që tregon se, për momentin, ajo s’është gati të heqë dorë nga flokët e saj natyralë.

Në selfie-n e publikuar, Selena, 32 vjeçe, shihet me një pelerinë të bardhë dhe një grim të guximshëm: faqe të skuqura rozë, buzë të lyera me nuancë korali dhe sy të theksuar me eyeliner kafe.

Modeli u postua fillimisht nga grimeri i saj i besuar Hung Vanngo, i cili ka qenë shpesh pas dukjeve më të spikatura të Gomez. 

Edhe pse Selena ka prerë flokët në të kaluarën, për momentin duket se preferon të eksperimentojë pa rrezikuar ndryshime të përhershme. Paruket, për të, mbeten një mënyrë argëtuese për të eksploruar stilin, pa pendesa.