Will Smith bën simbolin e shqiponjës dykrenare Edhe legjenda e Hollywood-it, Will Smith, nuk i ka shpëtuar dot magnetizmit të shqiponjës shqiptare.
Një foto që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale e tregon aktorin e famshëm duke bërë gjestin e njohur të shqiponjës me duar, krah për krah me futbollistin shqiptar Ergys Pepaj. Simboli i krenarisë, identitetit dhe unitetit kombëtar shqiptar ka marrë një tjetër vëmendje ndërkombëtare falë këtij momenti të veçantë.
“Me më të mirin e të gjitha kohërave ,” shkroi Pepaj në postimin e tij në Instagram, duke shpërndarë këtë imazh që shumë shqiptarë do ta ruajnë me krenari.
Por kjo nuk është hera e parë që Will Smith lidhet me kulturën tonë, në vitin 2018, ai performoi në finalen e Kupës së Botës në Rusi së bashku me Era Istrefin dhe Nicky Jam, duke e çuar muzikën shqiptare në një nga skenat më të mëdha të globit.