Brooklyn Beckham ka zgjedhur të urojë publikisht ditëlindjen e vjehrrit të tij, miliarderit Nelson Peltz, vetëm pak javë pasi mungoi në ditëlindjen madhështore të 50-të të babait të tij, David Beckham.

Në një postim në Instagram Story të martën, 26-vjeçari ndau një foto ku shfaqej së bashku me bashkëshorten Nicola Peltz dhe babain e saj, të buzëqeshur dhe të afërt për ditëlindjen e 83-të të Nelsonit. “Gëzuar ditëlindjen Nelson, të duam shumë ??,” shkroi Brooklyn në mbishkrim.

Ndërkohë, edhe Nicola Peltz publikoi një homazh emocional për të atin, duke shpërndarë një foto të vjetër ku shfaqej fëmijë në krahët e tij:
Gëzuar ditëlindjen mbretit tim! Jam me fat që të kam baba, je më i dashuri dhe mbështetësi më i madh që mund të ëndërroja ndonjëherë! Të dua shumë! Uroj të të realizohen të gjitha dëshirat!”

Por përveç urimeve, vëmendja nuk ka munguar për një detaj të dukshëm, Brooklyn dhe Nicola munguan në festën e bujshme për ditëlindjen e David Beckham, gjë që ka ringjallur spekulimet për një krisje familjare.

Sipas Page Six, Brooklyn nuk është më në kontakt me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham. “Brooklyn i ka bërë të ditur familjes se nuk dëshiron kontakt dhe nuk i përgjigjet atyre që përpiqen ta afrojnë,” citohet një burim pranë familjes.

Gjithsesi, David Beckham ka tentuar të shuajë zërat për përçarje në Ditën e Babait, duke ndarë një foto ku shfaqeshin katër fëmijët e tij, përfshirë edhe Brooklyn. “Puna më e rëndësishme dhe më e dashur e jetës sime është të jem baba,” shkroi ai. “Jam krenar për secilin prej jush dhe, siç ju them çdo ditë, do jem gjithmonë këtu për ju, pa kushte.”