Edhe pse është vështirë të ndjekësh hapat e Rob Kardashian, ai sërish arrin t’i surprizojë të gjithë kur shfaqet papritur në rrjetet sociale.
Vëllai i vogël i Kourtney, Kim dhe Khloé Kardashian, i tërhequr nga jeta publike, u bë pjesë e postimit më të fundit të Kim Kardashian në Instagram më 25 qershor. Me rastin e ditëlindjes së shoqes së tyre të ngushtë LaLa Anthony, Kim ndau dy selfie ku duket së bashku me LaLa-n dhe Rob, i cili shfaqet i buzëqeshur në të dyja.
"Gëzuar ditëlindjen për mikeshën time të pandashme," shkruan Kim. “Mikesha më e mirë që mund të kërkojë një vajzë! Të dua shumë!!! Sot është dita jote!”
Por ndonëse postimi ishte një dedikim për LaLa-n, vëmendjen e mori Rob Kardashian, duke ngjallur komente të shumta nga fansat që nuk e shohin shpesh në rrjete.
Komentet vërshuan menjëherë:
“Më falni, por Rob e vodhi shfaqjen në këtë foto.”
“Sa mirë që po e shohim Rob-in.”
“Rob është akoma shumë simpatik.”
Dikush madje shtoi: “Të gjithë po gëzojnë që Rob është në foto.”
I vetmi djalë i Kris Jenner dhe të ndjerit Robert Kardashian, Rob ka qëndruar gjithmonë më larg vëmendjes publike krahasuar me motrat e tij, përfshirë edhe Kendall dhe Kylie Jenner, vajzat e Caitlyn dhe Kris.
Megjithatë, sipas Khloé-s, ai është vazhdimisht pranë familjes. Në një episod të podkastit të saj, “Khloe in Wonderland”, ajo tregoi:
“Vëllai im e pëlqen të jetë pak i fshehtë. E quaj Magjistari nga Oz sepse i pëlqen të qëndrojë pas perdes. Ne jetojmë të gjithë në të njëjtin kompleks të mbyllur dhe ai është komshiu im.”
Edhe Kourtney ka shprehur lidhjen e fortë që ka me Rob-in. Në një intervistë për Bustle në dhjetor 2024, ajo tha:
“E dua çdo motër e vëlla që kam, por me Rob-in identifikohem shumë. E ndjej thellë çdo gjë që ai përjeton, qoftë vështirësitë e tij, dëshirën për të qëndruar larg vëmendjes apo ndjesinë se nuk përshtatet ose gjykohet për pamjen.”