Pas deklaratës së ish-banorit të “Big Brother VIP 3”, Liam Mandiaro, i cili hodhi dyshime mbi integritetin e lojës duke pretenduar se Egla Ceno kishte përdorur telefon gjatë qëndrimit në shtëpi dhe kishte komunikuar me familjen, ka ardhur edhe reagimi i saj.

Përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, Egla mohoi kategorikisht akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të motivuara nga frustrimi i humbjes.

Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!” – shkruan ajo.
Ajo shtoi se kushdo që nuk e pranon rezultatin, mund të vazhdojë të prodhojë “montazhe fake, lajme fake, informacione fake”, duke lënë të kuptohet se reagime të tilla janë të motivuara nga mungesa e pranimit të fitores së saj.

Fituesi fiton! Kush nuk e pranon, mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake. Interesante se si disa fitore lënë trauma kaq të mëdha,” përfundon Egla.


Kujtojmë se në një intervistë për “Kosova Live”, Liam pretendoi se Egla kishte një telefon në dhomën e rrëfimit dhe komunikonte me familjarët. Ai shtoi gjithashtu se kishte parë tabela me udhëzime në atë dhomë dhe se kur pyeti për to, iu tha shkurt: “Nuk janë për ty.”

Sipas tij, këto ishin prova të favorizimeve nga produksioni, që sipas tij, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar të spektaklit.

Megjithatë, produksioni nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me këto akuza.